Është një punim protetik i palëvizshem që kryhet për të zëvendësuar një apo grup dhëmbesh. Realizohet pasi paraprakisht është zvogeluar struktura dentare prezente duke e mbuluar atë. Është i nevojshem për të mbrojtur një dhemb të dëmtuar, për të restauruar një dhëmb të thyer dhe për arsye estetike. Jetëgjatesia e këtyre punimeve ndikohet shume nga kujdesi që tregon vetë pacienti. Mesatarisht kanë një jetëgjatësi afërsisht 10 vjeçare e kushtëzuar nga shumë faktore si: tërheqja e mishrave të dhëmbëve, mosha, higjena, teknika laboratorike, materialet e përdorura.