Materiali i përdorur është E-Max, materiali më revolucionar në dentistrinë estetike. Përparësia e këtyre fasetave është imitimi deri në detaje i dhëmbit natyral.Ky material kombinon në mënyrë të përsosur fortësinë,translucencën dhe opaleshencën duke i dhënë punimit estetikë maksimale.I reziston kohës dhe nuk ngjyroset me kalimin e viteve.
INDIKOHET në pacientë:
• Me dhëmbë jo të drejtë ose me diastema(hapësira) që refuzojnë ortodoncinë si alternativën më të mirë.
• Që kërkojnë të modifikojnë ngjyrën ose formën e dhëmbëve natyralë për t’u dhënë atyre estetikën maksimale.